English

Afganistan - Një Ushtar Rumun Humb Jetën Pas Shpërthimit Të Një Mine

BUKURESHT, 12 maj /ATSH-ANSA/ - Një ushtar rumun ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm për shkak të shpërthimit të një mine antinjeri gjatë një misioni në provincën Zabul, në Afganistanin jugor, njoftoi sot Ministria rumune e Mbrojtjes. Aktualisht në Afganistan janë dislokuar 1123 ushtarë në kuadër të misionit të NATO-s. Në qershor pritet që Rumania të dërgojë edhe 660 ushtarë të tjerë. /e.v/
KOMENTE