Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Argjentinë - Pesëdhjetë Vjet Nga Kapja E Eichmann
English

Argjentinë - Pesëdhjetë Vjet Nga Kapja E Eichmann

- Hierarku SS u rrëmbye në Buenos Aires nga një komando e Mossad - BUENOS AIRES, 11 maj /ATSH-ANSA/ - Ishte ora 20:05 e 11 majit të vitit 1960 kur Erich Eichmann zbriti nga autobusi 203 në një lagje periferike të Buenos Aires. Dhe pak minuta më vonë, ndërsa kthehej nga puna në shtëpi, një komando e Mossad (shërbimet sekrete izraelite) i bën pritë dhe e rrëmben. Këto ishin momentet e fundit të lirisë së hierarkut nazist, i cili më vonë u dërgua në Izrael ku u var më 1 qershor të vitit 1962. Pesëdhjetë vjet më vonë, qëndrimi dhe kapja e Eichmann në Argjentinë u rikujtua nga gazetat dhe televizionet e Buenos Aires. Nuk mungoi edhe ndonjë dëshmi e dikujt që e kishte njohur në vendin amerikanojugor njeriun që është konsideruar si "arkitekti i Holokaustit". Eichmann shkoi në Argjentinë në vitin 1950 duke u nisur nga Xhenova e Italisë, fal një nga rrjeteve të shumta të organizuara pas fundit të Luftës së Dytë Botërore nga nazistët dhe mbështetësit e SS-ve. Pasaporta ishte lëshuar nga Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe mbante emrin Ricardo Klement, i njëjti emër që Eichmann përdori deri në momentin që u kap nga agjentët e dërguar nga Tel Avivi, atë mbrëmje të vitit 1960. Pikërisht gjatë këtyre ditëve, një studiues argjentinas i nazizmit, Oki Goni, ka theksuar rolin kyç në identifikimin e Eichmann që pati Lothar Hermann, babai i një të reje që ishte njohur me një nga fëmijët e ish-SS-së në Buenos Aires. "Ishte i pari që arriti ta identifikonte", thekson Goni. Eichmann-Klement punoi për shumë vite në Buenos Aires si teknik pranë një fabrike të kompanisë gjermane të automobilave Mercedes Benz. Por në fillim punonte pranë një firme hidrologjie (kompania "Capri" që u themelua nga Carlos Fuldner, një tjetër SS) në Tucuman, në veri të vendit, në një fshat të vogël të quajtur La Cocha, një vend ky ideal për të jetuar larg publikut dhe gjuetarëve të nazistëve që drejtoheshin nga Simon Wiesenthal. Dhe pikërisht nga La Cocha mediat kanë publikuar dëshmitë e dy personave që e kishin njohur: "nuk dukej një ish-ushtarak. Thoshte se kishte ardhur nga Kili, ku kishte punuar në një kompani bujqësore", ka rrëfyer një ish-polic, Ivan Doldan. Ndërsa një tjetër banor i fshatit, Pedro Vasques, është shprehur se "për të punonin disa njerëz, me të cilët shkonte për të shpyllëzuar Tucumanin për projektet hidrologjike". Edhe pse mbi atë që Hanna Arendt e quan "mishërimi i banalitetit të së keqes" janë shkruar dhjetëra libra, mediat e Buenos Aires theksojnë se për jetën e tij, në veçanti për ngjarjen e kapjes dhe më pas rrëmbimit për ta dërguar nga Argjentina në Izrael, ka ende shumë mistere të pazgjidhura, duke marrë në konsideratë se edhe shumë dokumente janë djegur. Në Argjentinë besojnë se shumë përgjigje mund të vijnë nëse Gjermania do të hapë një dosje me 4500 faqe, mbajtur sekret për gjithë këto vite nga shërbimet sekrete gjermane për çështjet e jashtme (BND), për të cilën gjykata administrative e Lipsias mund të heq së shpejti kategorizimin si sekret shteti. /e.v/
KOMENTE