English

Axhenda Ndërkombëtare 12 Maj 2010

------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------- LONDËR - Kryeministri britanik David Cameron, një nga më të rinjtë në historinë e vendit, ndërmerr formimin e qeverisë së tij të koalicionit mes partisë së tij konservatore dhe liberaldemokratëve të Nick Clegg, një ditë pas hyrjes së tij në selinë e kryeministrisë (10, Downing Street), që u jep fund 13 viteve pushteti të laburistëve me në krye Tony Blair më tej Gordon Brown. BRUKSEL/ATHINË - Ditë tjetër shumë e rëndësishme për të ardhmen e zonës euro: në vazhdën e planit të ndihmës prej 750 miliardë euro të hartuar për të penguar përhapjen e krizës greke, Komisionit Evropian shpalos propozime për përmirësimin e bashkërendimit të politikave ekonomike, sidomos nëpërmjet një kontrolli të përforcuar të buxheteve kombëtare. Në të njëjtën kohë, Brukseli publikon vlerësimin e parë të rritjes për zonën euro në tremujorin e parë të vitit 2010. Disa shifra kombëtare të ngjashme priten në rreth 10 vende ndër të cilat Gjemania, Franca, Spanja, Italia dhe Greqia. Në Athinë, pritet një manifestim i madh sindikal (15:00). TË TJERA -------------- UASHINGTON - Presidenti afgan Hamid Karzai pritet nga homologu amerikan Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë, pas një periudhe tensioni mes dy vendeve. LISBONË/FATIMA - Dita e dytë e vizitës së Papa Benedikti XVI në Portugali. KANË - Hapet festivali i 63-të i Filmit në Kanë (duke filluar nga ora 17:00). JERUSALEM/TEL-AVIV/RAMALLAH - Vizitë e shefit të diplomacisë spanjolle Miguel Angel Moratinos, i cili pritet të takohet me kryeministrin Benjamin Netanjahu dhe me negociatorin palestinez Saëb Erakat. UASHINGTON - Prezantohet në Senat një projektligj për kufizimin e lëshimit të gazeve me efekt serrë nga demokrati John Kerry dhe deputeti i pavarur Joe Lieberman (17:30 GMT) UASHINGTON - Seancë në Senat lidhur me kontratat qeveritare me shoqëri që bëjnë tregti me Iranin (14:00 GMT). KARAKAS - Nënshkruhen marrëveshje të rëndësishme për shfrytëzimin e naftës me ndërmarrje të huaja, ndër të cilat kompania spanjolle "Repsol" dhe ajo amerikane "Chevron" që fituan një tender në muajin shkurt. /I.Pu.
KOMENTE