Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Korrupsioni, qeveria uli në 2% të GDP shpenzimet operative të administratës
English

Berisha: Korrupsioni, qeveria uli në 2% të GDP shpenzimet operative të administratës

Tiranë, 12 maj, NOA – “Nuk ka një armik më të egër të lirisë sesa korrupsioni, pasi ai është gjenerator kryesor i krimit, sëmundjeve e varfërisë dhe mbetet një problem gjenetik, por që gjithsesi mund të luftohet e të kurohet”.

Kështu është shprehur sot kryeministri Berisha gjatë fjalës që mbajti në konferencën e organizuar nga “Transparency International”, duke shtuar se “duhet ditur që korrupsioni ka ekzistuar në të gjitha kohërat dhe kurrë nuk do të mund të luftohet plotësisht”.

“Por ne jemi përballur me sfidat antikorrupsion si qeveri, megjithëse korrupsioni është nëna e të gjitha të këqijave të një shoqërie, një individi dhe i lëshon metastazat në mënyrë të përbindshme nëse nuk luftohet”, tha ndër të tjera kreu i qeverisë.

Lidhur me masat konkrete që ka marrë qeveria në luftën antikorrupsion, ai përmendi atë të qeverisë në dietë apo të qeverisë së vogël.

Sipas tij, shpenzimet operative të qeverisë zbritën deri në 2 % të GDP-së, duke e shkëputur vendin kështu nga një praktikë e qeverisë komuniste, siç ishte sipas tij, ajo që çdo zyrtar dispononte një makinë dhe një shofer.

“Një shofer, i kushtonte shtetit më shumë se një ministër. Zgjidhja ishte që makinat e zyrtarëve të përdoreshin vetëm për pozicionet më të rëndësishme dhe kushtetuese të vendit”, përfundoi ai.

n.e/NOA

KOMENTE