Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Qeveria Do Nxisë Me Çdo Çmim Zhvillimin E Shpejtë Të Teknologjisë Së Informacionit
English

Berisha: Qeveria Do Nxisë Me Çdo Çmim Zhvillimin E Shpejtë Të Teknologjisë Së Informacionit

- Këshilli i Ministrave miraton vendimin për hapjen e 4 fakulteteve të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit - TIRANË, 12 Maj/ATSH-Maela Marini/.- Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për hapjen e 4 fakulteteve për përgatitjen e ekspertëve në fushën e teknologjisë së informacionit, një vendim që Kryeministri Sali Berisha e vlerësoi të rëndësishëm për të ecur me shpejtësi drejt objektivit të Qeverisë "Shqipëria dixhitale". Vendimi i qeverisë për të përgjysmuar TVSH-në në arsim, sipas Kreut të Qeverisë, "është një vendim i rëndësishëm dhe qeveria nuk do të reshtë së krijuari të gjitha lehtësirat e tjera ekonomike për të nxitur me çdo çmim zhvillimin e shpejtë të këtij sektori". Sipas Kryeministrit Berisha, "Shqipëria duhet të 3-fishojë numrin e studentëve në fakultetet e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (ICT), si dhe duhet të procedojë për funksionimin në të gjithë vendin të shkollave të mesme profesionale që operojnë në këtë fushë". Një hap i tillë, sipas Kryeministrit Berisha, "përbën një domosdoshmëri të madhe për t'iu përgjigjur urisë së madhe që ka tregu për specialistë në fushën e teknologjisë së informacionit". Kryeministri kërkoi që "përpjekja për shumëfishimin e numrit të studentëve në universitetet e vendit në këtë fushë të shoqërohet me një përpjekje të madhe për ruajtjen e cilësisë së përgatitjes". Kreu i Qeverisë kërkoi që të hartohet një reformë për kurikulat e këtyre fakulteteve. Gjithashtu, ai theksoi se "është e domosdoshme që fakulteteve të reja t'u vihen në dispozicion të gjitha fondet për laboratorë dhe kabinete, në mënyrë që të pajisen me mjete moderne dhe bashkëkohore". Me përparësi të madhe, sipas Kryeministrit Berisha, duhet të trajtohet nxitja e kërkimit shkencor dhe inovacionit në këto fakultete. "Fakultetet duhet të orientohen për prodhimin e softeve dhe programeve kompjuterike. Ne duhet të krijojmë 'qytetin e ICT-së' në një nga zonat përreth kryeqytetit. Ndaj duhet të diskutohet me kryetarët e komunave që të krijojmë me përparësi të gjitha lehtësirat për qytezën e ICT-së", tha ai. Duke siguruar se qeveria do të bëjë çdo gjë për cilësinë e këtyre fakulteteve, kryeministri kërkoi që "në rast se u nevojiten, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit të kontraktojë ekspertë dhe profesorë të huaj"./s.s./
KOMENTE