Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Besim Zekthi, Një Recital Koreografik 50-Vjeçar Në Tkob
English

Besim Zekthi, Një Recital Koreografik 50-Vjeçar Në Tkob

TIRANË, 12 Maj/ ATSH, Suada Daci/- Mjeshtri i madh i kërcimit të valles shqiptare, Besim Zekthi paraqiti sot pasdite për artdashësit e kryeqytetit krijimtarinë dhe karrierën e tij përgjatë 50 viteve në një recital të jashtëzakonshëm nën titullin "Shqipja më dha krahë" në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit (TKOB). Valltari Besim Zekthi që i dha jetë dhe e bëri aq të njohur vallen e shqipeve, prezantoi për publikun karrierën e tij të gjatë e të suksesshme dhe bashkë me të, interpretuan solistët dhe grupi i valleve drejtuar nga Rexhep Çeliku. Kjo mbrëmje e veçantë u shoqërua nga zërat e bukur të këngëtareve Sabahet Vishnja e Irini Qiriako si dhe tre këngëtarët e ftuar, Arif Vladi, Fatmira Breçani dhe Myfarete Laze. Për publikun, Zekthi kishte përzgjedhur pjesë të repertorit të tij në Ansamblin e Këngëvce dhe valleve Popullore, që nga viti 1957 deri në 1990, numëron plot 200 valle të interpretuara si solist, duke realizuar me qindra figura artistike, që janë të fotografuara në memorien artistike të gjithë shikuesve në mbarë brezat shqiptarë. Artisti Besim Zekthi lindi më 5 shkurt 1936 në Tiranë. Ai mbetet kërcimtar, mjeshtër i valles popullore shqiptare, solist i pakrahasueshëm i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. Për talentin, punën dhe virtuozitetin në interpretimin e valleve popullore është vlerësuar me dhjetëra çmime dhe trofe të ndryshme, deri tek i fundit, titulli "Mjeshtër i Madh". Ndër vallet më të spikatura të interpetuara nga ai njihen "Vallja e Shqipeve", "Festë të Madhe ka sot Shqipëria", me të cilën i dha "Gjerdanin e Artë" Shqipërisë në Festivalin e Dizhonit (Francë) në vitin 1970 e plot të tjera me motive çame, mirditore, tiranase, dibrane, etj. Si valltar, Besin Zekthi ka kërcyer në dhjetra skena të botës, nga Azia në Afrikë, nga Evropa, në Egjiptin e lashtë të piramidave, Kartagjenë, Algjeri e Marok, nga Kina në Kore, Vietnam e Kamboxhia, Francë e Itali, Danimarkë e Norvegji, Suedi e Finlandë./n.m/
KOMENTE