Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Elbasan: Përcillet Për Në Banesën E Fundit Gjimnazistja
English

Elbasan: Përcillet Për Në Banesën E Fundit Gjimnazistja

ELBASAN, 12 Maj /ATSH-Miranda Sadiku/ - Është përcjellë sot për në banesën e fundit gjimnazistja Gerta Bahja, e cila u vra dje në klasën e saj, në shkollën e mesme të përgjithshme "Mahir Domi". Familjarë, të afërm, mësues, shokë dhe shoqe të së ndjerës shoqëruan kortezhin mortor deri ne varrezat e qytetit ku u krye riti i fundit për maturanten Gerta Bahja. Në ceremoni morën pjesë deputeti i qarkut të Elbasanit dhe Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, i shoqëruar nga deputeti Luçiano Boçi, Zëvëndës Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Halit Shamata, prefekti Shefqet Deliallisi dhe kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini. Maturantja Gerta Bahja u qëllua dje në mëngjes me armë zjarri nga 19-të vjeçari nga Vlora Endrit Llambraj, i cili hyri në klasën e saj dhe pasi kërcënoi me armë zjarri nxënësit, qëlloi tre herë mbi vajzën. Më pas autori kaloi hekurat e shkollës me armë në dorë dhe tentoi të largohej. Policia e cila ndoqi pas 19-të vjeçarin i bëri thirrje që të dorëzohej, por ky i fundit pasi shtiu disa herë drejt uniformvea blu, vrau veten në afërsi të varrezave të qytetit. Policia mbas hetimeve të kryera deklaroi se vrasja e dyfishtë u krye për motive xhelozie nga 19-të vjeçari./ch/
KOMENTE