Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjykata Shtyn Seancën Ndaj Aldo Bares
English

Gjykata Shtyn Seancën Ndaj Aldo Bares

TIRANË, 12 Maj/ATSH/.- Gjykata e Krimeve të Rënda shtyu për javën e ardhshme seancën në ngarkim të Alfred Shkurtit, i njohur si ndryshe si Aldo Bare, i akuzuar si drejtues i "Bandës së Lushnjes". Në seancën e parashikuar për t'u zhvilluar sot, mungonte për arsye shëndetësore një nga anëtarët e trupit gjykues, ç'ka solli edhe pezullimin e saj. Aktualisht, procesi ndaj këtij të pandehuri është fokusuar në pyetjen e dëshmitarëve të prokurorisë. Aldo Bare akuzohet si kreu i "Bandës së Lushnjes", mbi të cilën rëndojnë një sërë krimesh të rënda të ndodhura para disa vitesh në Shqipëri si, vrasje, rrëmbim personi, shkatërrim prone, dhunim varresh, etj. Ai u ekstradua në nëntor të vitit të kaluar nga Turqia, ku ishte arrestuar prej mëse tre vjetësh, me kërkesë të drejtësisë shqiptare. /a.m/s.s./
KOMENTE