Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Incidenti në kufirin Kosovë-Maqedoni, policia: Situata nën kontroll
English

Incidenti në kufirin Kosovë-Maqedoni, policia: Situata nën kontroll

Shkup, 12 maj, NOA - Policia maqedonase e ka nën kontroll situatën e sigurisë, pas konfliktit ku mbetën të vrarë katër persona nga shkëmbimet e zjarrit me një "grup të armatosur" në Radushë, pranë kufirit me Kosovën.

Lajmi u bë me dijeni nga vetë ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska, e cila i përshkroi agresorët personat si njerëz që kanë pasur probleme me ligjin dhe sipas saj, “nuk ka arsye për shqetësim nga ana e qytetarëve të Maqedonisë".

"Policia ka kontroll të plotë dhe ka informacione të plota e relevante për sigurinë e Maqedonisë dhe qytetarëve të saj", tha më pas ajo.

Incidenti në zonën e fshatit Radushë, vetëm disa kilometra larg Shkupit dhe në kufi me Kosovën, vjen pas një aksioni në një fshat tjetër kufitar në Bllacë para rreth dy javësh, ku policia gjeti një sasi të konsiderueshme armësh.

Tre personat e vrarë sot në fshatin Radushë janë Xhafer Shala, 31-vjeç nga Prishtina; Shaban Zenuni nga fshati Merovë i Maqedonisë dhe Qemajl Fejzullahu nga fshati Gërçec i Maqedonisë. Ndërsa identiteti i personit të katërt të vrarë në këtë incident nuk është bërë i ditur.

n.e/NOA

KOMENTE