Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kinema - Kanë - Refren Për Kosovën'' Përcjell Një Rrëfim Nga Shteti Më I Ri Në Botë
English

Kinema - Kanë - "Refren Për Kosovën'' Përcjell Një Rrëfim Nga Shteti Më I Ri Në Botë

KANË, 12 maj /ATSH-MIA/ - Ndonëse jashtë konkurimit, "Refren për Kosovën" është një film i metrazhit të shkurtër, që në festivalin e Kanës do të përcjellë një rrëfim nga shteti më i ri në botë. Filmi "Refren për Kosovën", bashkëprodhim i kompanisë "Dyrrahium Production" nga SHBA-ja dhe "AKT-Production" nga Kosova, ngërthen në vetvete rrëfimin e Fatmirës shtatëvjeçare, e cila duke besuar në përrallat shqiptare ndërton një histori të shkëputur nga realiteti. Ajo beson se pas vdekjes, e ëma e saj është shndërruar në zanë. Ndërkaq zonja "UN", gjykatëse e OKB-së në Kosovë, përballet me presionin e kërkimit të vazhdueshëm të shpëtimit për vajzën shtatëvjeçare. Filmi do të jepet në seksionin "Short Film Corner" (Këndi i filmit me metrazh të shkurtër - shën. përkth,) që konsiderohet si vend ku takohen regjisorë, producentë, skenaristë dhe distributorë të veprave kinematografike. "Ky është një sukses i madh i filmit kosovar'', thotë aktori Mentor Zymberaj, i cili luan në këtë film dhe njëherësh është edhe bashkëproducent i tij. Sipas tij suksesi është edhe më i madh kur dihet se skenari dhe realizimi i filmit është plotesisht në Kosovë dhe i takon Kosovës. "Edhe titulli është mjaft domethënës", shton ai. Zymberaj thotë se për shkak të kohëzgjatjes, filmi "Refren për Kosovën" ka humbur të drejtën që të jetë në konkurim. Ky film ende nuk është dhënë premierë në Kosovë. Përveç Zymberajt në "Refren." luajnë Kaona Sylejmani, Arjeta Ajeti, Bislim Muçaj, Blerta Syla, Ramadan Malaj-Badi, Ardiana Morina e tjerë./ a.jor.
KOMENTE