English

Kosovë- Thaçi Përgëzon David Cameron Për Zgjedhjen Kryeministër I Britanisë Së Madhe

PRISHTINË, 12 Maj /ATSH-B.Jashari/.-Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, përgëzoi sot liderin e konservatorëve britanikë, David Cameron, me rastin e zgjedhjes kryeministër i Britanisë së Madhe. "Mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme në Britaninë e Madhe dëshmoi se vendi juaj është atdhe i vërtetë i demokracisë, konkurrencës politike, votës së lirë dhe shprehje e vullnetit të qytetarëve", thuhet në telegramin e urimit. Kryeministri Thaçi vlerëson se "Britania e Madhe është vend mik i Kosovës, ndër shtetet kryesore që ka kontribuar në çlirimin dhe rindërtimin e saj". "Populli i Kosovës është mirënjohës për ndihmën e dhënë nga qeveria dhe populli Juaj", thekson kryeministri kosovar në telegramin e urimit, duke shprehur angazhimin për të forcuar dhe thelluar edhe më shumë miqësinë dhe bashkëpunimin me Britaninë e Madhe./s.s./
KOMENTE