Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kriza/ Greqi - Sindikatat Manifestojnë Sot Kundër Reformës Së Pensioneve
English

Kriza/ Greqi - Sindikatat Manifestojnë Sot Kundër Reformës Së Pensioneve

ATHINË, 12 maj /ATSH-ANSA/ - Punonjësit e sektorit publik dhe ata të sektorit privat manifestojnë sot në të gjithë Greqinë kundër planit të kursimit dhe në veçanti kundër reformës së pensioneve që u miratua disa ditë më parë nga qeveria. Manifestimet u organizuan nga sindikata e sektorit publik Adedy dhe nga ajo e sektorit privat Gsee, të cilat sot do të shpallin një tjetër grevë të përgjithshme, e katërta nga fillimi i krizës, që do të përkojë me votimin e reformës së pensioneve në parlament. Projektligji i qeverisë i është dorëzuar dje sindikatave para se të dërgohej në parlament, njoftuan burime të Ministrisë së Punës. Projektligji pritet të dërgohet në parlament brenda datës 20 të këtij muaji. Kundër reduktimit të pagave dhe pensioneve është mobilizuar, veç sindikatave, edhe partia komuniste (Kke), sindikata e të cilës (Pame) do të marrë pjesë në grevën e përgjithshme dhe në atë të koalicionit të së majtës radikale Syriza e cila ka njoftuar manifestime për nesër dhe pasnesër. /e.v/
KOMENTE