English

Kriza/ Greqi - Tjetër Grevë E Përgjithshme Me 19 Maj

ATHINË, 12 maj /ATSH-ANSA/ - Sindikata e sektorit publik Adedy dhe ajo e sektorit privat Gsee shpallën sot një tjetër grevë të përgjithshme më 19 maj kundër planit të kursimit dhe reformës së pensioneve. Vendimi u shpall në përfundim të një mbledhje të përbashkët të dy sindikatave, të cilat edhe sot pasdite kanë organizuar një manifestim. Manifestime kundër reduktimit të pagave dhe pensioneve janë shpallur edhe nga e majta radikale për nesër dhe pasnesër. Greva e përgjithshme e 19 majit, që sipas gjasave pritet të marrë pjesë edhe sindikata e partisë komuniste (Pame), do të jetë e katërta që prej fillimit të krizës dhe e dyta pas aprovimit të planit të kursimit. /e.v/
KOMENTE