Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri i ri britanik zgjidhet David Cameron
English

Kryeministri i ri britanik zgjidhet David Cameron

Londër, 12 maj, NOA – Lideri i konservatorëve britanikë, David Cameron, është zgjedhur si kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, pas fitores së partisë së tij ndaj laburistëve kundër konservatorëve.

Emërimi i tij është bërë nga mbretëresha Elisabet , ndërsa 43-vjeçari David Cameron i bie që të jetë kryeministri më i ri i Britanisë në moshë gjatë dy shekujve të fundit.

Cameron po formon një koalicion qeverisës me partinë liberal-demokrate, duke shtuar se qeverisja e tij nuk do të jetë aspak e lehtë.

“Do të jetë një punë e vështirë dhe koalicioni do të sjellë me vete shumë sfida por besoj se së bashku ne mund të ofrojmë atë qeveri të fuqishme dhe të qëndrueshme që ka nevojë vendi ynë”, tha ai në fjalën e përshëndetjes.

Kabineti i ri gjatë natës ka marrë tashmë formën e tij: Ish kryetari i partisë së konservatorëve dhe kritiku i BE-së, Uilliam Hague do të jetë ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, ndërsa njeriu më i besueshëm i Cameronit, George Osborne do të drejtojë financat.

Clegg do të jetë zv/kryeministër dhe në kabinetin e ri qeveritar do të jenë edhe katër poste ministrore të liberal-demokratëve.

n.e/NOA

KOMENTE