Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kulture/Kodiku Berat 23 , Prototip Ndërkombëtar Në Radhën E Kodikëve Irmologjio
English

Kulture/Kodiku "Berat 23", Prototip Ndërkombëtar Në Radhën E Kodikëve Irmologjio

O - Studiuesja Meri Kumbe shpjegon vlerat e këtij Kodiku - TIRANË, 12 Maj/ ATSH- Suada Daci/- Ndër Kodikët e vjetër shqiptarë, që ruhen në Arkivin Qëndror të Shtetit, me vlera të veçanta është dhe Kodiku muzikor shqiptar që njihet dhe ruhet në AQSH me emrin "Kodiku Berat 23". "Ky kodik është një ndër më të vjetrit që kemi. Deri më sot ai përfaqëson protip ndërkombëtar në radhën e kodikëve Irmologjio", shprehet për ATSH-në studiuesja Meri Kumbe, pedagoge e jashtme në Akademinë e Arteve. Për vlerat e veçanta të këtij Kodiku muzikor, Kumbe ka kryer dhe një studim të veçantë, që u prezantua në në mungesë të saj, nga paleografi Sokol Çunga në konferencën e pak ditëve më parë, "Dorëshkrimet Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri", organizuar nga AQSH. Pedagoge e Jashtme në Akademine e Arteve në fakultetin e Muzikës për degën Muzikologji, studente master në Universitetin e Selanikut për "Muzikologjinë Bizantine dhe Artin Psaltik", Kumbe thotë se "shkrimi muzikor i Kodikut "Berat 23" i përket periudhës së dytë të shkrimit bizantin të mesjetës në vitet 1177-1670, ndërsa shenjat muzikore të përdorura janë pothuajse të njejtat shenja që përdoren edhe sot". Sipas saj, "ajo çka e dallon, janë kombinimet apo grupimet e këtyre shenjave qoftë me njëra-tjetrën, qoftë me të ashtuquajturat shenja të kuqe të mirënjohura edhe si afona simadhia". Duke sqaruar Kodikët Irmologjio, Kumbe shprehet se, "ata ndërtohen në dy mënyra, sipas radhës së tingujve (KaO) dhe sipas radhës së odëve (Odo)". Në këtë kontekst ajo tregon se "Kodiku i Beratit 23 i "thyen" këto rregulla, duke u bërë kështu prototip ndërkombëtar, pasi pjesa e parë është Irmologjio (fq 1v-88r), renditur sipas tingujve, më pas vijojnë Lumërimet (makarismat) (f 88r -91 r), gjithashtu të renditura sipas radhës së tingujve". Sipas saj," Irmologjio rikthehet përsëri në f. 91v jo sipas radhës së tingujve, por në bazë të muajit të festave të të dielave, pra në të paraqiten "irmi" si nga Triodio, ashtu edhe nga Pendikostario dhe pikërisht ky kthim i Irmologjio në f. 91v, e bën Kodikun e Beratit të veçantë në llojin e tij". Sipas studiueses Meri Kumbe, "kodiku i Beratit 23 përmban 159 fletë, është i shkruar në letër, por është shumë i dëmtuar nga lagështira, brejtja e insekteve, etj. Ai është karakteristike i tipit biznatin, me kapak të drunjtë dhe sipas gjurmëve, ato kanë qënë të veshur me lëkurë". Për Kumbe, "Kodiku i Beratit 23 ishte thjesht një pikënisje". Ajo është duke përfunduar një studim për 7 kodikët muzikorë që ruhen në AQSH, si Kodiku i Përmet 81, i shek.(XIII-XIV), Kodiku i Korcës 72(1736), Kodiku i Elbasanit 87 (1808), Kodiku i Tiranës 95 (1835), etj. "Së shpejti do të kemi një botim mbi to", thotë studjuesja, që e quan ekspozitën 'Dorëshkrimet Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri', të çelur në 3 maj në AQSH, si një nismë tepër e mbarë, pasi auditori shkencor shqiptarë të ketë mundësinë të njihet profesionalisht me to. Rreth 44 Kodikë, që i përkasin periudhës historike nga shekulli VI deri në shek. XVIII, janë paraqitur në ekspozitën "Dorëshkrime Bizantine dhe Pas Bizantine në Shqipëri", e para e këtij lloji në Shqipëri, që synon afrimin e publikut tek thesaret e kulturës dhe historisë së vendit. Në ekspozitë janë paraqitur edhe 28 panele fotografike, me informacion më të detajuar dhe më të zgjeruar të brendësisë së Kodikëve. Koleksioni i kodikëve (The codex) përbën një prej pasurive më të rëndësishme kulturore të popullit tonë në të gjitha kohërat, por dhe një pasuri me vlera botërore. Ky koleksion, që ruhet në Arkivin Qëndror të Shtetit, (AQSH) përbëhet nga mbi 100 dorëshkrime, që përbëjnë vepra të plota si edhe 17 fragmente, të gjithë të grupuar në "Fondi 888"./n.m/
KOMENTE