English

Lamtumirë prezervativëve, tani ultratingujt si kontraceptivë për meshkujt

Karolina e Veriut (SHBA), 12 maj, NOA - Lamtumirë prezervativëve: seksi i sigurt për burrat kalon nëpërmjet teknologjisë së ultratingujve.

Së paku, ky është qëllimi i hulumtimit në “University of North Carolina”, drejtuar nga doktor James Tsuruta dhe i publikuar nga “BBC”. Sipas shkencëtarëve, ultratingujt mund të jenë kontraceptivë, efektivë, të vlefshëm.

Sipas ekspertëve, kontraceptivët e realizuar me sistemin ultratinguj mund të jenë në gjendje të bllokojnë përkohësisht prodhimin e spermatozoideve për rreth gjashtë muaj, e më pas gradualisht gjithçka kthehet në gjendjen normale.

Pra, është një “sterilitet” i “përkohshëm” që do të ndalonte shtatëzaninë e padëshiruar.

Testet fillestare, thonë shkencëtarët tregojnë se shanset janë të mira që ky sistem i ri i kontraceptivi me kosto të ulët të bëhet realitet dhe të japë një kontribut të rëndësishëm në kontrollin e shtatzënive.

Dr. Tsuruta shpjegon: “Qëllimi ynë është për të përdorur ultratingujt e prodhuar nga instrumentet terapeutik, që gjenden zakonisht në mjekësisë sportive dhe klinikat e rehabilitimit për të krijuar kontraceptivë meshkujsh pak të kushtueshëm për përdorim si në vendet në zhvillim, ashtu edhe në botën perëndimore".

a.k/NOA

KOMENTE