Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Libi - Aksident Ajror- Ministri I Transporteve Përjashton Hipotezën E Terrorizmit
English

Libi - Aksident Ajror- Ministri I Transporteve Përjashton Hipotezën E Terrorizmit

- Në bordin e avionit ndodheshin 104 persona dhe jo 105 siç është njoftuar më parë - TRIPOLI, 12 maj /ATSH-AFP/ - Ministri libian i Transporteve, Mohamed Zidan, përjashtoi sot hipotezën e terrorizmit në aksidentin e një avioni airbus A330 që u rrëzua në aeroportin e Tripolit, duke shkaktuar më tepër se 100 të vdekur. "E përjashtojmë në mënyrë përfundimtare hipotezën që rrëzimi të jetë rezultat i një akti terrorist", deklaroi ai në një konferencë shtypi. Një djalë holandez tetë vjeç është i vetmi i mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit të shoqërisë libiane Al-Afriqiyah që vinte nga Johanesburgu, ndryshe nga njoftimet e mëparshme se fëmija është vajzë. Rrëzimi ndodhi në orën 06:00 (04:00 GMT) gjatë uljes së avionit, mësohet nga një burim në shërbimet e sigurisë së aeroportit i cili preferoi të mbetej anonim. Al-Afriqiyah njoftoi në faqen e saj të internetit se 104 persona ndodheshin në bord ose 93 pasagjerë dhe 11 anëtarë ekuipazhi. /I.Pu.
KOMENTE