English

Lohan: Europa kërkon eliminimin e konflikteve politike

Tiranë, 12 maj, NOA – Ambasadori i Komisonit Europian në Tiranë, Helmut Lohan bëri thirrje sot për eliminimin e konflikteve mes forcave politike, duke marrë modelin e bashkimit të Europës.

Në ceremoninë e organizuar sot për ditën Europiane, Lohan ju referua fjalëve të një prej ideatorëve të Europës, Robert Shuman. “Afrimi i kombeve të Europës kërkon eliminimin e konflikteve. Ideja e krijimit të Europës është e vlefshme edhe sot pas 60 vitesh”, tha ai.

Duke u ndalur në situatën në Shqipëri dhe rrugën e saj drejt integrimit, Lohan u shpreh se “përsa i përket Shqipërisë nuk mund të mos i vendos fjalët e Robert Shumanit në kontekstin e rrugës së integrimit”, tha Lohan.

Në takimin e organizuar nga KE-ja në Tiranë, ishin të pranishëm dhe Presidenti Bamir Topi dhe Kryeministri Sali Berisha.

m.xh/NOA

KOMENTE