Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lsi Apel Forcave Politike Të Ulen Në Dialog Për Zgjidhjen E Krizës Politike Në Vend
English

Lsi Apel Forcave Politike Të Ulen Në Dialog Për Zgjidhjen E Krizës Politike Në Vend

TIRANË, 12 Maj/ ATSH-Suada Daci/.- Lëvizja Socialiste për Integrim i bëri sot apel forcave politike të ulen në dialog për të gjetur një zgjidhje për krizën politike në vend. Në një konferencë për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, tha se "sot në ditën e 12 të grevës së urisë dhe protestës së Partisë Socialiste, dua të shpreh shqetësimin në emër të LSI-së për të ulur palët në dialogun politik, me qëllim arritjen e një zgjidhjeje për situatën politike të krijuar në vend, pasi kauza jonë e përbashkët, pavarësisht bindjeve partiake, është Shqipëria Europiane". Duke iu referuar deklaratës së Komisionerit për Zgjerim të Bashkimit Europian, Stefan Fule, Rama u shpreh se "edhe z. Fule foli dje në lidhje me domosdoshmërinë e gjetjes së një zgjidhjeje politike që respekton Kushtetutën, institucionet si dhe gjykatat e vendit". Rama tha se, "sot është koha për të mos vazhduar më tej me retorikë, dhe as më gjuhën e presioneve, por është koha për të gjetur atë zgjidhje që presin të gjithë qytetarët, por që rekomandojnë edhe partnerët tanë ndërkombëtarë". Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, shprehu keqardhje për sakrificën që bëjnë deputetë dhe simpatizantë të PS-së, duke e ftuar lidershipin e PS-së, Edi Rama, "të kuptojë domosdoshmërinë e veprimit politik dhe për të parandalur rrezikimin e mëtjeshëm të jetës së grevistëve"./s.s./
KOMENTE