Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
LSI apel grevistëve: Dialogu, zgjidhja më e mirë. Kështu porosit edhe Fule
English

LSI apel grevistëve: Dialogu, zgjidhja më e mirë. Kështu porosit edhe Fule

Tiranë, 12 maj, NOA - Lëvizja Socialiste për Integrimin shpreh shqetësimin për faktin që nuk po gjendet ende vullneti për të ulur palët në dialogun politik dhe për të shkuar drejt një zgjidhje të krizës politike.

Përmes sekretarit të Përgjithshëm Luan Rama, kjo forcë politike ka bërë me dijeni se arritja e një zgjidhje e krizës përmes dialogut, do të shprehte në thelb jo vetëm angazhimin atdhetar, por edhe “dimensionin qytetar të forcave politike në vend”.

“Zyrtarisht, në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, vlerësoj dhe deklaroj mbështetjen e plotë të qëndrimit të shprehur edhe dje nga Komisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Europian, Stefan Fule, në lidhje me domosdoshmërinë e gjetjes së një zgjidhjeje politike që respekton Kushtetutën, institucionet dhe gjykatat”, tha në fjalën e tij, Luan Rama.

Sipas tij, “është koha për të mos vazhduar më tej me retorikë dhe as me gjuhën e presioneve apo të ultimatumeve, por është koha për të gjetur atë zgjidhje që presin të gjithë qytetarët e vendit. Natyrisht, për të gjetur atë zgjidhje që rekomandojnë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët janë, në rastin konkret, më vëmendjen e tyre, me prononcimin dhe angazhimin konkret, një mbështetje në të mirë të zgjidhjes përmes dialogut politik”, përfundoi ai.

n.e/NOA

KOMENTE