English

LSI: Të nisë dialogu për reformën zgjedhore

Tiranë, 12 maj, NOA – Lëvizja Socialiste për Integrim është e mendimit për fillimin sa më parë të dialogut politik në funksion të reformës së ardhshme zgjedhore, me qëllim që të mos ketë më as kontestime dhe as greva urie në të ardhmen.

I këtij mendimi është shprehur në emër të kësaj force politike, zv/kryetari i saj Edmond Haxhinasto, sipas të cilit ka ardhur koha që opozita të bëjnë një reflektim të thellë mbi kursin politik ku është futur duke shpërdoruar edhe sakrificat njerëzore të qytetarëve të thjeshtë.

“Lidershipi i PS-së po përpiqet të japë idenë se veprimet e saj kanë mbështetje ndërkombëtare. Por ky është një shpërdorim i madh që opozita po bën me kredibilitetin e mbetur”, vuri në dukje Haxhinasto.

Sipas tij, OSBE/ODIHR e ka dhënë gjykimin e saj përfundimtar për zgjedhjet e 28 qershorit, duke i vlerësuar ato si “zgjedhjet më të mira deri më sot” dhe ka ofruar rekomandimet si duhen përmirësuar standartet për të ardhmen.

“Në këtë konkluzion kanë arritur edhe organizatat tona partnere si parlamenti dhe Këshilli Evropian, SHBA, NATO e Këshilli i Evropës. Këtë po e bëjnë çdo ditë edhe forumet më të rëndësishme të familjes së socialistevë evropianë”, përfundoi përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

n.e/NOA

KOMENTE