English

Me një shkelm, xhirafa vret një vajzë

Johanesburg, 12 maj, NOA - Xhirafa njihet si një nga gjitarët më të qetë në planet, por ajo është gjithashtu shumë e fortë sa me një goditje të vetme, mund të vrasë një luan.

Një gjë të tillë, kjo kafshë e bën shumë rrallë dhe vetëm nëse është shumë e frikësuar.

Për fat të keq një vajzë 25-vjeçare është viktima e një prej këtyre rrethanave të rralla, ku një xhirafë e frikësuar në një fermë në verilindje të Afrikës së Jugut i ka dhënë një shkelm, duke e vrarë në çast.

Vajza ishte duke ecur me dy qentë e saj në fermën e provincës Limpopo dhe kanë qenë të lehurat e tyre, prej të cilave ajo e ka pësuar, pasi xhirafa është frikësuar dhe e ka shkelmuar menjëherë, duke i shkaktuar vdekjen.

n.e/NOA

KOMENTE