English

Moska Shpreson Në Hapjen E Një Faqeje Të Re Në Marrëdhëniet Me Londrën

MOSKË, 12 maj /ATSH-AFP/ - Rusia shpreson se emërimi i David Cameron në postin e kryeministrit do të mundësojë një faqe të re në marrëdhëniet ruso-britanike, aktualisht të tendosura, theksoi sot diplomacia ruse. "Ne shpresojmë se një faqe e re do të hapet në marrëdhëniet dy palëshe me Britaninë e Madhe'', dekaroi Andrei Nesterenko, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme. Shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov shprehu besim se koalicioni i ri në pushtet në Londër do të tregojë pragmatizëm në marrëdhëniet ndërkombëtare. "Më duket se është një qeveri që do të ndjekë një linjë pragmatike, duke ndarë interesat e tij dhe nevojën për të arritur një ekuilibër me partnerët ndërkombëtarë pa u përpjekur të politizojë këto marrëdhënie'', deklaroi ai nga Ankaraja./ /ec/ a.jor.
KOMENTE