Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacioni “Eagle”, Krimet e Rënda dënojnë 6 trafikantë, 3 i lirojnë
English

Operacioni “Eagle”, Krimet e Rënda dënojnë 6 trafikantë, 3 i lirojnë

Tiranë, 12 Maj 2010 NOA - Operacioni “Eagle”, Gjykata e Krimeve të Rënda para pak minutash ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar 6 prej të pandehurve, ndërsa tre prej tyre u shpallën të pafajshëm, të gjithë të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike.

Sipas vendimit të dhënë pasditen e sotme nga gjyqtari Ardit Mustafaj i pandehuri Gjergj Çollaku, është dënuar 13 vjet burgim, Juxhin Kulla me 12 vjet, ndërsa për të pandehurit Aleko Jorgaqi, Roni Dhimitri, Altin Sotomeni dhe Artur Fecanji janë dënuar me 11 vjet burgim secili.

Sot gjykata shpalli të pafajshëm të pandehurit Ernest Nane, Rexhep Abdillari dhe Dritan Muça.

Shihni fotot e të pandehurve te Galeria

Të pandehurit ranë në pranga më 2 nëntor të vitit 2007, ndërkohë që hetimet në ngarkim të tyre kanë nisur një vit më parë pas sinjalizimit nga shteti Grek, i cili kishte sekuestruar një sasi lënde narkotike e llojit heroinë.

Gjatë hetimeve të prokurorisë u përdorën edhe agjentë të infiltruar. Të pandehurve iu sekuestruan 27,2 kilogramë heroinë, 579 gramë kokainë, 133,5 kilogram marijuanë, si 116,6 kilogramë përzierës.

e.b/r.n/NOA

KOMENTE