Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra E Shtypit Të Kosovës
English

Pasqyra E Shtypit Të Kosovës

ISHTINË, 12 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Express" S'PAJTOHET ME ISEN PËR KOALICIONIN - Fatmir Sejdiu ka takuar Isa Mustafën, për t'ia tërhequr vërejtjen rreth deklaratës së tij për daljen e LDK-së nga Qeveria. Kryesia e LDK-së është dashur të mblidhet sot për të diskutuar këtë çështje, por takimi është shtyrë për shkak të dallimeve të thella për prishjen e koalicionit. Tituj të tjerë: Më shumë se 250 viktima në Rashkë Refuzon Surroin -Sali Berisha ka refuzuar që Veton Surroi të jetë ndërmjetësues mes PD-së dhe PS-së për zgjidhjen e krizës politike, pas kërkesave të opozitës për hapjen e kutive. Kryeministri shqiptar thuhet se nuk i ka besuar sinqeritetit të iniciativës së Surroit. Alternativa e zgjedhjeve- Në PDK nuk dëshirojnë të flasin për zgjedhje të parakohshme. Hajredin Kuçi thotë se kërkesa për zgjedhje, pas bastisjes së Ministrisë së Transportit, është mungesë e ideve alternative. Ndarja s'troket, por bisedimet nisin - Ndihmëssekretari amerikan, Philip Gordon, thotë se SHBA nuk pranon ndarje të Kosovës, as në shkëmbim me njohje të pavarësisë nga Serbia. Ai kërkon që Prishtina dhe Beogradi të fillojnë sa më parë bisedimet për çështje praktike. Koment - Fati i PDK-së - Një kohë të gjatë, fati i LDK'së vetiu ishte edhe fati i mirë ose i keq i gjithë Kosovës. Tash, në një rol të tillë është PDK'ja. A do të mbijetojë? "Koha Ditore" Optimizëm i kujdesshëm rreth Kosovës dhe vizave në BE - FULE: KOSOVA E DI MIRË CILAT JANË DETYRAT PËR VIZA Tituj të tjerë: Prishtina dyshon në sinqeritetin e Beogradit Policia serbe kap rrjetin e trafikantëve të "rastit Tisa" Gordon: SHBA-ja kundër ndarjes së Kosovës Varrezat masive tregojnë pse është pavarësuar Kosova FOL, ja 7 zyrtarët e lartë të zënë në konflikt interesi "Zëri" BLLOKOHET BLERJA E AMBASADAVE - Zyra e Prokurimit e MPJ-së refuzon të nënshkruajë kontratat për blerjen e objekteve për ambasadat Tituj të tjerë: S'ka amnisti për korrupsion - Haradinaj bastisjet e EULEX-it në Ministrinë e Transportit i ka mirëpritur, ndërkohë që kërkon hetime edhe ndaj qeverive të kaluara. Hyseni: Në Sarajevë vetëm si palë e barabartë Kërkohet takim urgjent për Rashken Korrupsioni pengon investimet e huaja Shërbimi civil peng i Kuvendit "Tribuna shqiptare" PS vazhdon grevën duke injoruar çdo thirrje për ndërprerje - RAMA, ANTIHERO I SHQIPËRISË - "Z. Rama, hiqeni pritën. Lërini shqiptarët të mbërrijnë në shtëpi. Mos u bëni antihero i radhës i kohëve moderne. As ju nuk e vrisni dot fatin tonë", -thuhet ndër të tjera në një peticion të mbi 120 intelektualëve në Shqipëri, dërguar kreut të PS-së, Edi Ramës. Tituj të tjerë: Tiranë - Bashkë kundër krimit - Ministrat e Brendshëm të Shqipërisë dhe Kosovës, përkatësisht Basha e Rexhepi, janë takuar në Tiranë. Prishtinë - Kosova, shtet sovran - Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit Filip Gordon, tha se Shtetet e Bashkuara janë kundër ndarjes së Kosovës Ka marrëveshje për Sarajevën Kosova kërkon varre masive "Bota Sot" KOSOVA NUK MUND TË MBIKËQYRET NGA MISIONE PRO SERBE! Tituj të tjerë: Kosova duhet ta dyfishojë rritjen ekonomike Dyshohet për 450 trupa të pajetë - Ekspertët e Kosovës të marrin pjesë gjatë zhvarrimit të kufomave në Serbi Miracco: Kam ndjekur ligjërimin magjepsës të Ernest Koliqit Opozitë konstruktive ndaj të huajve - Editoriali Donin t'i falnin minierat - Projektligji për miniera dhe minerale më në fund gati "Lajm" Zyrtarët e Qeverisë nuk deklarohen për "Rastin Limaj", e as për paralajmërimet se do të hetohen edhe ministra të tjerë - "ZERO" FJALË Tituj të tjerë: Përgënjeshtrohet shifra e dhënë për viktimat në Rudnicë - 450 trupa Me zbulimin e varrezës masive, Serbia ka për qëllim të mbledhë poenë në integrimin evropian - Beogradi përfiton nga krimi Kërkon zgjedhje të reja në Prizren Vonohet fillimi i punimeve për autostradën Vërmicë-Merdare - Pa datë të saktë "Infopress" OSBE-ja, BORXHLI I TË GJITHËVE Tituj të tjerë: Pavarësia, punë e kryer Kosova s'u shkëput për qejf SHBA s'pranon ndarjen e Kosovës Riformatohet Ministria e Kulturës Themelohet partia e të papunëve Dyshime për dy varreza masive Editorial - Kandidati për BE, kandidon me varreza massive! "Epoka e Re" GORDON: NDARJA E KOSOVËS, E PAPRANUESHME Tituj të tjerë: A luftohet korrupsioni me pishpirika si prokurori llafazan i EULEX-it? - PISHPIRIKU Bullgaria premton mbështetje për Kosovën Në Mitrovicë, Fyle i bie fyllit, shqiptarët as kavallit Isa Mustafa në gjykatë Monitorohet puna e kryetarëve të komunave "Kosova Sot" DËMET MILIARDËSHE TË HARRUARA - Një nga çështjet e "nxehta", me të cilën Kosova duhet të përballet me Serbinë, është fatura e lartë e dëmeve të luftës, të cilën ajo e ka injoruar vazhdimisht. Tituj të tjerë: SHBA-ja mbështet bisedimet teknike Prishtinë-Beograd "Fol" denoncon 7 raste konflikti interesi Kosovës i duhet rritje dyshifrore Editoriali - Koha e fundit për reflektim /s.s./
KOMENTE