English

Paulina Hoti: Grevistët të çlirohen nga Rama

Tiranë, 12 maj, NOA - Deputetja e Partisë Demokratike Paulina Hoti, kërkoi sot nga koleget e saj socialiste në Parlament që të mos behën pjesë e ambicies së lidershipit të PS-së për pushtet, duke sakrifikuar vetën në grevë urie.

Ajo u shpreh se kolegët që prej 12 ditësh flenë në rrugë, duhet të gjejnë kurajon të distancohen nga sjelljet e ditëve te fundit të opozitës.

“U bëj thirrje, kolegeve, të rigjejnë dinjitetin e nënave. U kërkoj kolegeve femra, që flenë në rrugë të madhe, të dënojnë dhunën, të distancohen e të zhbllokojnë rrugën e shqiptarëve drejt Evropës. Të nderuara kolege gjeni kurajon, çlirojuni, mos u përdorni më. Kthehuni dhe ju në shtëpi”, tha Hoti.

Deputetja e PD-së theksoi se bllokimi i qarkullimit në akset kryesore në vend ka qenë vendim i kreut të PS-së për të ndëshkuar “shpërfilljen që shqiptarët i kanë bërë çadrave të tij”.

Ajo u shpreh se ashtu si rrugët, Rama “kërkon të bllokojë lëvizjen e lirë të shqiptarëve në Evropë”.

m.xh/NOA

KOMENTE