Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Plagosja, një shofer dhunohet nga një protestues i PS-së në mes të Tiranës
English

Plagosja, një shofer dhunohet nga një protestues i PS-së në mes të Tiranës

Tiranë, 12 maj, NOA – Një drejtues automjeti është konfliktuar gjatë orëve të pasdites me një protestues të Partisë Socialiste duke u plagosur, ndërsa grupi i tyre marshonte drejt godinës së Kryeministrisë.

Lajmi bëhet me dijeni nga forcat policore të Tiranës, sipas të cilave, ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Zogu i I” në afërsi të stacionit të Trenit në Tiranë, ku Arben Simoni, 41 vjeç nga Lezha, është konfrontuar me Përparim Vladin, edhe ky 41 vjeç, nga Tirana.

Mësohet se ky konfrontim ka ndodhur në momentin, kur Simoni së bashku me një grup personash përkrahës të Partisë Socialiste, po përgatiteshin për t’u nisur gjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Gjatë këtyre momenteve, Përparim Vladi, ka qenë duke qarkulluar me automjetin e tij, tip Benz në Bulevardin “Zogu i I”, ku është goditur papritur me grushta e sende të forta nga Arben Simoni, duke e plagosur lehtë atë.

Aktualisht ky i fundit ndodhet në komisariatin e Policisë Nr.3 në Tiranë, ndaj të cilit po kryen veprimet procedurale, ndërsa materialet do të t’i referohen prokurorisë së Tiranës për veprën penale të “Plagosjes së lehtë me dashje”, parashikuar 89 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE