Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia e Shtetit flet zyrtarisht mbi bllokimin e rrugëve nga opozita
English

Policia e Shtetit flet zyrtarisht mbi bllokimin e rrugëve nga opozita

Tiranë, 12 Maj 2010 NOA - Gjatë ditës së sotme, një numër qytetarësh kanë tentuar të bllokojnë aksin rrugor nacional Korçë-Pogradec, tek kthesa e Çërravës, duke arritur pengimin e kalimit të mjeteve vetëm disa fragmente të shkurtra kohore. Po ashtu kanë bllokuar pjesërisht për rreth 10 minuta aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër.

Lidhur me këtë fakt, Policia e Shtetit, pak minuta më parë njoftoi se në zbatim të akteve ligjore, në të dyja këto raste, ka marrë masa për të garantuar sigurinë publike, normalizuar trafikun dhe për të shmangur incidentet e mundshme.

“Sqarojmë opinionin publik se në asnjë rast strukturat e policisë nuk kanë përdorur gaz lotsjellës, si dhe mjete speciale ndaj pjesëmarrësve në tubim dhe veprimet e kryera nga punonjësit e policisë kanë qenë në respekt të plotë të ligjit”, - deklaroi zyrtarisht Policia e Shtetit.

Ndërkohë përmendet fakti se protestuesit në të dyja rastet kanë kundërshtuar me dhunë forcat e policisë.

“Policia e Shtetit, sërish i bën thirrje qytetarëve për mosbllokimin e akseve rrugore, pasi “pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” përbën vepër penale dhe sipas nenit 293 të Kodit Penal dënohet me gjobë ose me burgim gjer në 3 vjet”, - vjen dhe paralajmërimi për militantët socialistë.

Sakaq, nga strukturat e Policisë së Shtetit po vazhdon puna për identifikimin dhe shoqërimin e organizatorëve të këtyre veprimeve të paligjshme dhe materialet procedurale për çdo rast do t’i referohen Prokurorisë.

r.n/NOA

Më shumë mbi argumentin:

”Protestuesit e Korçës shkelën ligjin”

Korçë, përplasje me policinë

Më shumë lajme nga Kronika

Më shumë lajme nga Politika

KOMENTE