Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia: Padi për protestuesit e PS në Korçë, shkelën ligjin
English

Policia: Padi për protestuesit e PS në Korçë, shkelën ligjin

Korçë, 12 maj, NOA - Policia e Korçës ka hedhur poshtë deklaratat e përfaqësuesve të Partisë Socialiste për ushtrim dhune në protestën e sotme pranë kryqëzimit të aksit rrugor Korçë-Pogradec.

Në njoftimin zyrtar, Policia sqaron se përveç mungesës së lejes për miting, duke e zhvilluar atë në shkelje të hapur me ligjin, protestuesit kanë fyer edhe forcat e policisë.

“Ky tubim është kryer në kundërshtim me kërkesat e Ligjit Nr.8773, date 23.04.2001 “Për tubimet”, pasi njoftimi është dërguar në Komisariatin e Policisë së Pogradecit në orën 11: 00 të datës 12.05.2010 si dhe nuk ka plotësuar kërkesat e përcaktuara në nenin 5 të këtij ligji”, thuhet në njoftimin e Policisë së Korçës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Korçës.

Mitingu, për të cilin drejtuesit e PS-së së Korçës dhe deputetët Pandeli Majko dhe Mimi Kodheli pretendojnë se militantët janë dhunuar nga polica, është zhvilluat në orën 13:15 minuta nga dega e Partisë Socialiste të Pogradecit, në vendin e quajtur kthesa e Çerravës. Sipas policisë pjesëmarrja ka qenë rreth 50-60 personave.

Sipas PS, qëllimi i këtij tubimi i cili zgjati rreth 30 minuta ishte për hapjen e kutive te votimit dhe kundër gjendjes ekonomike.

“Nga ana e pjesëmarrësve u tentua për bllokimin e qarkullimit të mjeteve në këtë aks rrugor, duke arritur pengimin e kalimit të lirë të mjeteve vetëm disa fragmente kohe të shkurtër. Me ndërhyrjen e forcave të policisë, pasi u bë thirrje disa herë për mosbllokimin e rrugës, u arrit mbajtja hapur e saj për kalimin e mjeteve dhe qarkullimin e lirë të tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë së Korçës.

Gjithashtu në njoftimin zyrtar sqarohet se nga pjesëmarrësit në tubim krahas parullave për hapjen e kutive të votimit dhe kundër qeverisë, “pati dhe fyerje në drejtim të punonjësve të policisë”.

Nga ana tjetër, Policia e Korçës sqaron se qëndrimi dhe ndërhyrja e forcave të policisë ka qenë korrekte, duke synuar vetëm shmangien e bllokimit të rrugës. Po ashtu policia hedh poshtë dhe pretendimet e PS për përdorimin e gazit lotsjellës gjatë protestës. “Nuk është përdorur gaz lotsjellës apo lëndë të tjera si dhe mjete speciale ndaj pjesëmarrësve në tubim”, thuhet në njoftim.

Deputetja Mimi Kodheli u shpreh për mediat se ka qenë në spitalin e Korçës për të vizituar të dëmtuarit nga dhuna e policisë. Ndërsa policia në njoftimin e saj deklaron se “nuk ka pasur të dëmtuar nga radhët e pjesëmarrësve e cila konfirmohet dhe nga spitalet e Qarkut te Korçës”.

Policia e mbyll njoftimin e saj duket deklaruar se janë “dokumentuar të gjitha shkeljet ligjore gjatë zhvillimit të këtij tubimi dhe ndaj shkelësve të ligjit do të kryhen veprimet sipas ligjit për ndjekjen penale te tyre”.

m.xh/NOA

KOMENTE