English

Rrethet- Kronika- Shkurt, Atsh, 12 Maj

* Elbasan: aksidenton një fëmijë, shoferi i larguar nga vendngjarja, ne kerkim Një fëmijë u plagos rëndë të mërkurën në një aksident rrugor. Sipas policisë, "në aksin rrugor Elbasan- Cerrrik në vendin e quajtur " Shënkoll", një mjet me targë EL 3335 C, me drejtues shtetasin Ismail Mustafa, aksidentoi 5- vjeçaren me iniciale M.D, e cila në atë moment, po ecte në trotuar". Drejtuesi i makinës u largua nga vendgjarja dhe është shpallur në kërkim./m.sadiku/ * Elbasan: arrestohet 52 vjeçari, kanos me armë zjarri bashkëfshatarin e tij Një 52- vjeçar u arrestua sot në flagrancë, pasi akuzohet për veprat penale "kanosje" dhe "mbajtje pa leje të armëve luftarake". Sipas policisë, "arrestimi i shtetasit Bexhet Qosja 52 vjeç me banim në fshatin Tregan të rrethit të Elbasanit u bë pasi, për motive të dobëta, ka kanosur me armë gjahu bashkëfshatarin e tij shtetasin me iniciale O.H." Policia sekuestroi një armë gjahu "Shotgan"./m.sadiku/ * Fier: ndalohen dy të rinj, vodhën një motoçikletë Dy të rinj u arrestuan të mërkurën nën akuzën "vjedhje në bashkëpunim". Sipas Policisë, personat e ndaluar janë Mariglen Sina, 21 vjeç dhe Marius Sina, 25 vjeç. "Ndalimi i tyre u bë për shkak se një natë më parë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, vodhën në banesën e shtetasit Agim Sh. në lagjen "Sheq i Madh" një motor të tipit "Jamaha","- thanë burimet e policisë. /rr.isufaj/ * Fier: një 25 vjeçar vetëhelmohet në kushte depresioni Një 25-vjeçar u vetëhelmua me fostoksinë të mërkurën për shkak të depresionit në Fier. Sipas Policisë, "Amarildo K., 25 vjeç u soll i pa jetë rreth orës 15.00 në spitalin e Fierit. Pas autopsisë u konstatua dhe shkaku i vdekjes". /rr.isufaj/ch/
KOMENTE