English

Shba - Obama Merr Përsipër Përgjegjësinë Për Vdekjen E Civilëve Në Afganistan

UASHINGTON, 12 maj /ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan, Barack Obama mori përsipër përgjegjësinë për vdekjen e civilëve gjatë operacioneve ushtarake në Afganistan, duke pohuar me forcë se nuk e dëshironte vrasjen e tyre. "Në fund të fundit unë jam përgjegjës ashtu si dhe komandanti i forcave të NATO-s në Afganistan, Stanley McChrystal që është gjithashtu përgjegjës kur dikush, që nuk ka qenë në luftë, është vrarë'', deklaroi Obama përkrah presidentit afgan, Hamid Karzai, të cilin e priti në Shtëpinë e Bardhë. "Është diçka që duhet ta marrim përsipër, ashtu si çdo person i përfshirë në një operacion ushtarak dhe ne nuk duhet ta marrim me lehtësi këtë'', theksoi presidenti amerikan ndërkohë që Karzai ka përdorur disa herë tone të ashpra kundër forcave perëndimore pas vdekjes së civilëve afganë në operacionet ushtarake./ /ec/ a.jor.
KOMENTE