Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Soft News - Bullgari - Një 62-Vjeçare Lind... Binjake!
English

Soft News - Bullgari - Një 62-Vjeçare Lind... Binjake!

SOFJE, 12 maj /ATSH-ANSA/ - Një bullgare 62-vjeçare lindi binjake pas një fekondimi artificial, njoftoi sot gazeta e kryeqytetit ''24 orë''. Lindja e parë cezariane e Krasimira Dimitrovës, psikiatre, u bë më 5 maj në qytetin e Ruses, pasi mjekët e Sofjes nuk kishin marrë përsipër rrezikun. Mery dhe Jacqueline, emrat e binjakeve, peshojnë 500 dhe 900 gramë. Fillimisht, Dimitrova kishte tre fëmijë, por mjekët vendosën heqjen e njërit prej embrioneve për të mos patur probleme gjatë lindjes. Ndërkohë, Pavleta Tabakova, në Shoqatën për Shëndetin Riprodhues, thotë se ''nuk do t'u këshilloja grave mbi moshën 50 vjeç që të lindin pasi është tepër e rrezikshme për të mos folur pastaj për aspektet sociale të këtij veprimi''./ a.jor.
KOMENTE