English

Sot do të luhet finalja e Europa League

Gjermani, 12 Maj NOA - Do të luhet në “Nordbank Arena” të Hamburgut, finalja e Europa League dhe do të jetë një sfidë midis ekipeve të Atletikos së Madridit dhe Fulham.

Ai i cili do të arbitrojë ndeshjen e sotme do të jetë italiani Nicola Rizzoli, ku spanjollët dhe anglezët do të luajnë për fitimin e kompeticionit të dytë të kontinentit Evropian.

Formacioni spanjoll i drejtuar nga Quique Sanchez Flores, ka arritur në finale dhe kjo pasi eliminuan skuadrën e Liverpulit në gjysmëfinale e këtij evenimenti, ndërsa Fulham arriti të skualifikonte Hamburgun dhe tashmë të dy ekipet e kualifikuara, do të përballen për fitimin e trofeut të Europa League.

r.b/NOA

KOMENTE