Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Futboll/ Kuzhe,Lista Për Miqësoret E Kombëtares, Të Shtunën
English

Sport-Futboll/ Kuzhe,Lista Për Miqësoret E Kombëtares, Të Shtunën

TIRANË, 12 maj / ATSH- Gjergji Mima/- Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, kroati Josip Kuzhe ka vendosur që të shtyjë edhe me disa ditë listën me emrat e futbollistëve që do të jenë të grumbulluar për dy miqësoret e ardhshme të Shqipërisë. Më 25 maj, kuqezinjtë luajnë në Podgoricë kundër Malit të Zi, ndërsa më 2 qershor në Tiranë mbërrin Andorra. Por, në një kohë kur trajneri i malazezëve, kroati Zllatko Kranjçar i ka zbuluar që prej javës së kaluar 22 lojtarët që do të ketë në dispozicion, Kuzhe ende nuk ka bërë të ditur emrat e futbollistëve që do të grumbullohen për këto dy miqësore. Sipas zyrtarëve të Federatës Shqiptare të Futbollit, "Kuzhe do ta bëjë publike listën vetëm të shtunën, ndërsa drejtuesi i stolit do të zhvillojë një konferencë për shtyp, ku do të shpjegojë zgjedhjet e tij". Ndeshjet me Malin e Zi dhe Andorrën cilësohen si një testim i mirë mbi të gjitha për repartin ofensiv. Ahmed Januzi, Parid Xhihani e ndoshta edhe Bekim Bala pritet të jenë risitë në sulm. Aty do të vëzhgohet me kujdes edhe forma e disa futbollistëve: elementëve që militojnë në Kategorinë Superiore, por edhe lojtarëve që aktivizohen jashtë vendit, por që gjatë këtij edicioni janë aktivizuar pak në klubet e tyre./a.gj/
KOMENTE