Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi Dekreton Ligjin Për Taksën Mbi Truallin Shtetëror
English

Topi Dekreton Ligjin Për Taksën Mbi Truallin Shtetëror

TIRANË, 12 Maj/ATSH/.- Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekretoi sot shpalljen e ligjit "Për të drejtën e privatizimit të truallit shtetëror në përdorim dhe për taksën mbi të drejtën e përdorimit të tij", të miratuar së fundi nga Kuvendi. Sipas këtij ligji, të gjithë qytetarëve që kanë ndërtuar mbi truall shtetëror dhe kanë regjistruar pronësinë e ndërtesës, por jo të tokës, u jepet mundësia që t'a privatizojnë atë me kushte lehtësuese. Në të kundërt, ata do të jenë të detyruar të paguajnë një taksë që llogaritet në 10% të vlerës së truallit të tyre në vit. Gjithashtu, Presidenti dekretoi sot dhe disa shtesa në ligjin "Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë", "Për ratifikimin e 'Marrëveshjes së huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për financimin e projektit të rrugëve rajonale dhe lokale' dhe ratifikimin e "Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë për ndihmën e ndërsjellë në raste katastrofash, ose fatkeqësish të mëdha"./a.s//n.m/
KOMENTE