English

Berisha Në Zagreb, Në Takimin E 19-Të Vjetor Te Berzh-It

TIRANE, 13 Maj/ATSH/.- Kryeministri Berisha u nis pasditen e sotme për në Zagreb (Kroaci) për të marrë pjesë në Takimin e 19-të vjetor të BERZH (Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim) dhe në Forumin e Biznesit që do të zhvillohet atje, pjesë e këtij evenimenti. Zyra e shtypit e Kryeministrit bëri të ditur se në këtë takim të rëndësishëm pritet të marrin pjesë mbi 2000 pjesëmarrës nga e gjithë bota, të cilët do të diskutojnë mbi politikat më të fundit ekonomike dhe sociale, mbi mundësitë e investimeve në vendet ku operon BERZH, si dhe në forcimin e lidhjeve dhe komunikimit mes vendeve pjesëmarrëse. Gjatë këtij takimi do të merren dhe vendime të rëndësishme mbi strategjitë e BERZH-it në vitet në vijim. Kryeministri Berisha pritet të zhvillojë disa takime të rëndësishme bilaterale, si dhe do të marrë pjesë në takimin informal, pjesë e aktivitetit, mes 19 vendeve, ndër të cilat Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Maqedonia, Greqia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Turqia, etj./s.s./
KOMENTE