Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Privatizimet, proces themelor në luftën kundër korrupsionit
English

Berisha: Privatizimet, proces themelor në luftën kundër korrupsionit

Tiranë, 13 maj, NOA – Privatizimi i pasurive publike është një mënyrë për të shmangur dhe korrupsionin. Në mbledhjen e sotme të Task Forcë për Privatizimet, Kryeministri Berisha u shpreh se privatizimi i aseteve publik veç aspektit financiar për buxhetin do sjellë dhe një administrim më të mirë këtyre ndërmarrjeve.

Ky proces, nënvizoi Kryeministri Berisha, është një proces themelor i reformës së ndërmarrë nga qeveria shqiptare, proces themelor për ekonominë e vendit, si dhe mjaft i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit.

Kryeministri Berisha gjithashtu theksoi se ka pasur një lëvizje dhe një punë të gjithanshme nga ana e institucioneve për të shpejtuar këtë proces, i cili, në fakt, ka njohur një përshpejtim, por ritmet e tij duhet të jenë edhe më të larta.

Kryeministri Berisha theksoi se procesi i privatizimeve është një përparësi absolute e administratës dhe një proces jetik, si dhe kërkoi nga të gjitha ministritë që të mbyllnin sa më shpejt dhe me efiçencë këtë proces.

Në takim ishin të pranishëm ministri i Financave Ridvan Bode, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Dritan Prifti, ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit Genc Ruli, ministri i Punëve Publike dhe Transportit Sokol Olldashi, ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Spiro Ksera, ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave Fatmir Mediu.

m.xh/NOA

KOMENTE