Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Vullneti Politik, Faktor Shumë I Rëndësishëm Në Luftën Kundër Korrupsionit
English

Berisha: Vullneti Politik, Faktor Shumë I Rëndësishëm Në Luftën Kundër Korrupsionit

- Kryeministri Berisha shtron një darkë mirëseardhjeje për pjesëmarrësit në konferencën e TI - TIRANË, 13 Maj/ATSH/.- Kryeministri Sali Berisha theksoi dje, se aftësitë e qeverisë shqiptare në luftën kundër korrupsionit janë në zhvillim dhe vullneti politik është një faktor shumë i rëndësishëm në përpjekjet antikorrupsion. Zyra e shtypit pranë Kryeministrisë bëri të ditur sot, se Kreu i Qeverisë shtroi dje një darkë mirëseardhjeje për pjesëmarrësit në konferencën e Transparency International (TI), që zhvilloi punimet në Tiranë. Kryeministri Berisha falënderoi TI për organizimin e konferencës së tyre në Tiranë dhe përfaqësuesit e 40 vendeve për praninë e tyre dhe shprehu bindjen se duke punuar në këtë fushë, ne do t'i bëjmë shërbimin më të mira shoqërive dhe vendeve tona. "Prania e përfaqësueseve të 40 vendeve e bëjnë këtë konferencë një eveniment shumë të rëndësishëm dhe shpresëdhënës, sepse tema e luftës kundër korrupsionit është nga më thelbësoret për vendet dhe kombet e lira. Korrupsioni është një kërcënim shumë i madh veçanërisht për kombet që vite më parë lanë pas një të kaluar të vështirë", tha Kryeministri Berisha. Në përfundim, Kryeministri Berisha vlerësoi mbështetjen që Transparency International i jep vendit tonë në këtë luftë të vështirë./m.m/
KOMENTE