Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bsh, Depozitat U Rriten Me Rreth 3.3 Miliarde Leke
English

Bsh, Depozitat U Rriten Me Rreth 3.3 Miliarde Leke

TIRANE, 13 Maj /ATSH-E.Xhajanka/- Banka e Shqipërisë bën të ditur në raportin e fundit, se zhvillimet në sektorin bankar kanë konfirmuar përmirësimin e vazhdueshëm të stokut të depozitave në muajt janar dhe shkurt të këtij viti. Rikthimi i besimit në sistemin bankar pas lëkundjeve të tij gjatë periudhës së krizës financiare globale dhe nxitja e agjenteve ekonomike për të kursyer si pasojë e rritjes së pasigurisë, është shoqëruar me rritje graduale të depozitave. Sipas të dhënave zyrtare nga BSH, stoku i depozitave në muajin shkurt rezulton rreth 9.6 për qind më i lartë se një vit më parë, ndërsa struktura kohore e depozitave ka njohur një zhvendosje nga depozita pa afat drejt atyre me afat, si për monedhën vendase, ashtu edhe për valutën. Kjo ecuri sinjalizon tendencën në rritje të kursimeve, e cila është mbështetur dhe nga ruajtja në nivele të larta të normave të interesit të depozitave. Sipas strukturës valutore, depozitat në valutë pësuan rritje mesatare vjetore prej 9 për qind në periudhën janar-shkurt, kundrejt rënies mesatare vjetore prej rreth 4 për qind në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Tendenca e rritjes është vërejtur në ecurinë e depozitave me afat të individeve, të cilat kanë shënuar ritme të vazhdueshme pozitive në terma mujore dhe vjetorë. Ecuria e depozitave të biznesit ka rezultuar më e paqëndrueshme, duke shfaqur luhatje në varësi të aktivitetit të tyre ekonomik. Sipas BSH-së, ecuria e depozitave në lekë vijon të mbetet e qëndrueshme, e karakterizuar nga një rritje mesatare mujore prej rreth 3.3 miliarde lekesh. Stoku total i depozitave në lekë ka pësuar rritje vjetore prej 8.3 për qind në fund të periudhës. ndërsa struktura sektoriale e tyre është dominuar nga depozitat me afat të individëve, të cilat shënuan rritjen prej rreth 11 miliardë lekë në periudhën janar-shkurt./n.m/
KOMENTE