Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës: Piktorët Më Të Mirë Shqiptarë, Një Javë Së Bashku Për Krijimin Kushtuar Detit
English

Durrës: Piktorët Më Të Mirë Shqiptarë, Një Javë Së Bashku Për Krijimin Kushtuar Detit

DURRES 13 Maj /ATSH-Gëzim Kabashi/. Durrësi dhe deti do të jenë muza e 38 piktorëve të njohur shqiptarë, të cilët kanë pranuar ftesën e menaxherit të artit Çaush Vathi për tu bërë pjesë e projektit "Kolonia e piktorëve në ditën e detit". Thirrjes artistike për tu frymëzuar nga deti i është përgjigjur edhe mjeshtri i madh i penelit Omer Kaleshi, i cili ka mbërritur enkas nga Parisi tre ditë më parë. Së bashku me të në qendra të ndryshme arkeologjike e historike apo përballë detit këto ditë në Durrës mund të takosh piktorët shqiptarë me përvojë 30-40-vjeçare Zef Shoshi, Kujtim Buza, Buron Kaceli, Ksenofon Dilo, Pashk Pervathi, etj- tha për ATSH-në drejtuesi i projektit Çaush Vathi. Artistët ndodhen së bashku në Durrës që nga dita e hënë dhe po punojnë për të krijuar enkas për Ditën e Detit, e cila tradicionalisht festohet më 15 maj. Krijimet e arteve pamore të këtyre ditëve frymëzuar nga deti dhe qyteti antik do të paraqiten në Sallonin e Arteve që përurohet ditën e shtunë në Plazhin e Durrësit. Piktori Omer Kaleshi, i cili mbrëmjen e kaluar morri pjesë në një diskutim krijues me artistë dhe intelektualë durrsakë për projektin e një monumenti kushtuar një prej poetëve disidentë, tha për ATSH-në se ndjehet i gëzuar mes kolegëve shqiptarë të të gjitha moshave. "Për herë të fundit unë kam qenë në Shqipëri 7-8 vjet më parë dhe bashkë me mikun tim Sadik Kaceli kemi shëtitur dhe marrë plot përshtypje në qytete të ndryshme të vendit. Këto ditë në Durrës do të punoj temën e detit, çka përbën një rast shumë të mirë për të qëndruar dhe punuar nga afër me piktorët më të rinj shqiptarë"-u shpreh mjeshtri Kaleshi, që punon prej vitesh në Paris dhe që është bërë mjaft njohur për pikturimin modern të portreteve njerëzore. Në grupin e artistëve bien në sy edhe bashkëshortët piktorë nga Shkodra Zhaneta dhe Agim Kadillari, Ikbal Kalaja, Aleksandër Lleshi dhe Mehmet Alo (Ulqin), i cili do të hapë sot një ekspozitë personale në Durrës. /a.gj/
KOMENTE