Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Guxholli: Shitja E Hotel Dajtit Garanton Arkëtimin E Një Shume Të Konsiderueshme Në Buxhet
English

Guxholli: Shitja E Hotel "Dajtit" Garanton Arkëtimin E Një Shume Të Konsiderueshme Në Buxhet

TIRANË, 13 Maj/ATSH/- Këshilltarja e kryeministrit për ekonominë, Suzana Guxholli, tha sot për mediat se vendimi i Këshillit të Ministrave për shitjen e Hotel "Dajtit', Bankës Qendrore "është një hap i mençur që krijon mundësinë e arkëtimit të një shume të konsiderueshme në buxhet". "Shitja e hotel "Dajtit është një ndër hapat më të mençur të bërë në këto momente nga qeveria. Hotel "Dajti" edhe sikur t'i jepej sektorit privat, nga shitja e tij nuk do të garantohej kurrë kjo lloj hyrje në buxhet. Ky është një transaksion, një kalim që i bëhet një aseti shtetëror Bankës Shtetërore shqiptare dhe në këtë mënyrë buxheti i shtetit krijon mundësinë e arkëtimit të një shume të konsiderueshme", tha Guxholli. Sipas saj, "kjo nuk vjen nga që buxheti i shtetit është bosh, pasi shifrat tregojnë që të ardhurat në buxhet në këtë tremujor, në krahasim me atë vitit të kaluar, janë rritur me rreth 28%, ndërsa eksportet janë dyfishuar". Guxholli tha se "ekonomia shqiptare vazhdon të cilësohet një ekonomi e suksesshme, jo vetëm nga FMN, por dhe nga kompani që bëjnë klasifikimin e fuqisë dhe mundësisë borxhmarrëse të shtetit shqiptar". E pyetur për emërimet e reja në krye të Drejtorisë së Doganave dhe të Drejtorisë së Tatimeve këshilltarja Guxholli tha se këto lëvizje nuk kanë të bëjnë me mosrealizimin e të ardhurave, por me rritjen e cilësisë së drejtimit të këtyre strukturave. "Të ardhurat nga tatimet dhe doganat në krahasim me vitin e kaluar janë rritur, ndonëse rritja e tyre nuk ka qënë me ato hapa gjigande, siç ka ndodhur në tre-katër vitet e fundit, për shkak të efektit që ka dhënë kriza ekonomike globale edhe në ekonominë shqiptare. Ristrukturimi i vazhdueshëm i strukturave administrative shtetërore është një proces i vazhdueshëm, që ka të bëjë me rritjen e cilësisë së drejtimit të tyre, ndërkohë që arka e shtetit vazhdon të përballojë me sukses të gjitha objektivat e vendosura në planin afatshkurtër dhe në atë afatmesëm", u shpreh këshilltarja Guxholli./a.s/s.s./
KOMENTE