English

Identifikohet personi i katërt i vrarë në kufirin Kosovë-Maqedoni

Shkup, 13 maj, NOA – Harun Aliu, i cili ka qenë edhe kryetar i partisë Alternativa Kombëtare (AK), mësohet të jetë personi i katërt i vrarë në incidentin që ndodhi dje në kufirin Kosovë-Maqedoni, konkretisht në fshatin Radushë të Shkupit.

Ndërsa emrat e tre të tjerëve, janë publikuar që dje nga autoritetet maqedonase dhe mësohet se ata janë Xhafer Shala, 31-vjeç nga Prishtina; Shaban Zenuni nga fshati Merovë i Maqedonisë dhe Qemajl Fejzullahu nga fshati Gërçec i Maqedonisë.

Incident me armë ka ndodhur dje në mëngjes në fshatin Radushë, në Maqedoni afër kufirit me Kosovën.

Shkëmbimi i zjarrit mendohet se ka ardhur mes forcave qeveritare dhe grupeve të panjohura të armatosura.

Fshati Radushë ndodhet afro 15 km në afërsi të kufirit me Kosovën dhe sipas raportimit të medias maqedonase, prej ditës së djeshme, në këtë zonë ka pasur një përqendrim të madh të forcave të policisë dhe të ushtrisë.

NOA-INA

KOMENTE