Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kreu i Policisë së Tiranës, letër Ramës: Për çdo ditë tubimi, leje e veçantë
English

Kreu i Policisë së Tiranës, letër Ramës: Për çdo ditë tubimi, leje e veçantë

Tiranë, 13 maj, NOA – Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj kërkon nga Partia Socialiste që të respektojnë ligjin për tubimet. Me anë të një letre drejtuar Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, kreu i bluve të Tiranës, sqaron se, në bazë të ligjit, nuk mund të organizohen tubime disa ditore.

“Në vijim të komunikimeve të mëparshme, ju kujtojmë se ligji për tubimet nuk lejon zhvillimin e tubimeve disa ditore. Ju duhet të dërgoni në Drejtorinë e Policisë së Qarkut një njoftim më vete, gjë e cila nuk ka ndodhur as pas rekomandimeve të vazhdueshme”, thuhet në letrën e Vocaj.

Gjithashtu, kreu i Policisë së Tiranës, shton se mos dërgimi i kërkesave nga ana e PS-së, përbënë vepër penale.

Nga ana tjetër, Vocaj i kujton kreu të PS-së se zhvillimi i grevës dhe i mitingjeve kanë krijuar probleme seriozë në menaxhimin e trafikut.

Po ashtu, Vocaj shprehet se grumbullimi i protestuesve të Partisë Socialiste në pika të ndryshme të qytetit të Tiranës, nuk është njoftuar nga ana e selisë rozë. Kjo gjë sipas tij, ka bërë edhe me të vështirë punën e policisë.

m.xh/NOA

KOMENTE