Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lajme Shkurt Nga Rrethet - Atsh, 13 Maj
English

Lajme Shkurt Nga Rrethet - Atsh, 13 Maj

* Arrestohet i mituri dhe nxitësi i tij në vrasje SHKODËR - Policia ka ndaluar një 13 vjeçar, i cili plagosi mbrëmë, për motive të dobëta, një 22 vjeçar, në Dukagjin, ndërsa në pranga ka rënë dhe një person që dyshohet se është nxitësi i të miturit për të realizuar krimin. Burimet zyrtare thanë se policia ka ndaluar 13 vjeçarin A.M., nga fshati Gimaj, dhe Ndoc Gjinesha, 42 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Gimaj, i cili "rezulton të ketë shtyrë të miturin për të kryer krimin"./g.marku/ * Konsiderohej e humbur, shfaqet në port, e ndalon policia DURRËS - Policia e Durrësit ka bllokuar në port një 26-vjeçare nga Fieri, e cila ishte shpallur në kërkim nga policia, pasi prej më shumë se një muaji konsiderohej e humbur nga familjarët e saj. Sipas burimeve të policisë M. L. nga fshati Zharrëz, e denoncuar si e humbur, tentonte të largohej me traget në drejtim të Italisë./g.kabashi/ * Ndiqet penalisht nëna që braktisi foshnjën e saj DURRËS - Një 19 vjeçare u shoqërua mbrëmë në komisariat, pasi kërkohej nga policia për braktisjen e fëmijës së saj të porsalindur në një nga lagjet e qytetit bregdetar. R. F, nga Kavaja, do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë për braktisjen e bebes së saj./g.kabashi/ /ch/ * Ndiqet penalisht pronari, për punësim të paligjshëm DURRËS - Pronari i një anije tregtare me banim në Durrës do të ndiqet penalisht në gjëndje të lirë, pas kallëzimit të njërit prej marinarëve që pretendon se nuk është paguar prej 5 muajsh. Sipas policisë, "ndaj 40-vjeçarit A. T., pronar i anijes "Brustel" ka nisur proçedimi penal për veprat penale të mashtrimit dhe punësimit të paligshëm". Marinari, ka kërkuar gjithashtu edhe pagesën e kontributit shëndetsor dhe sigurimeve shoqërore të cilat sipas tij mungojnë prej më shumë se një viti./g.kabashi/ch/ * Fyen policët, arrestohet drejtuesi i makinës TROPOJË - Një person u ndalua natën e kaluar, pasi nuk lejoi forcat e policisë të kontrollonin makinën e tij. Sipas policisë, Erzen Rexhaj, 33 vjeç, nga fshati Berishë, ka kundërshtuar dhe fyer postbllokun e policisë, i cili e ka ndaluar për t'i kontrolluar mjetin. Nuk bëhet e ditur se çfarë transportonte, ose dyshohej se transportonte, makina ndalur për kontroll./r.hoxha/ch/
KOMENTE