English

Mançini kërkon Hamsik dhe Balotellin

Angli, 13 Maj NOA - Tekniku italian i skuadrës së Manchester City është tepër i qartë në mendime për sa i përket lojtarëve të cilët kërkon të marrë në ekipin e tij, sezonin e ardhshëm.

Ai ka pohuar se dy nga dëshirat e tij janë, lojtari i Interit, Mario Balotelli dhe mesfushori i Napolit, Marek Hamsik.

Skuadra e City i ka dhënë teknikut të saj një pavarësi të plotë në merkaton e ardhshme dhe italiani do të bëjë të pamundurën, për të pasur në ekipin e tij SuperMarion.

Për Hamsik, një marrëveshje e mundshme, është disi më e vështirë dhe kjo pasi Napoli nuk ka ndërmend ta lërë të lirë atë.

Vetë Marek ka deklaruar se i pëlqen të luajë në Premier League dhe kjo do të jetë një shtysë për drejtuesit e City, që ta sjellin atë në Angli.

r.b/NOA

KOMENTE