Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Kosova Dhe Serbia Të Nxisin Dialogun, Si E Vetmja Rrugë Që I Shërben Klimës Paqësore Dhe Perspektivës Europiane
English

Meta: Kosova Dhe Serbia Të Nxisin Dialogun, Si E Vetmja Rrugë Që I Shërben Klimës Paqësore Dhe Perspektivës Europiane

- Gjatë konferencës për shtyp me Peter Feith, Përfaqësues i Posaçëm i BE-së dhe Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë - TIRANË, 13 Maj/ATSH-Maela Marini/.- Zv.kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta i bëri thirrje sot Kosovës dhe Serbisë, që të nxisin dialogun për çështje teknike ende të pazgjidhura, pasi "ndërtimi i urave të bashkëpunimit është e vetmja rrugë që i kontribuon klimës paqësore dhe perspektivës europiane". Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Peter Feith, Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së dhe Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri, z. Meta vlerësoi angazhimin e autoriteteve kosovare për të bashkëpunuar me praninë ndërkombëtare në Kosovë. Kjo, sipas tij, "i shërben konsolidimit të shtetit, forcimit të sundimit të ligjit në gjithë territorin e Kosovës, zhvillimit ekonomik dhe integrimit europian të vendit". "Shqipëria i bashkohet thirrjes së komunitetit ndërkombëtar, BE-së dhe në veçanti, SHBA-së drejtuar Prishtinës dhe Beogradit, që të nxisin dialogun për çështje teknike ende të pazgjidhura, të cilat janë në radhë të parë në interes të qytetarëve, pavarësisht nga përkatësia etnike", tha z. Meta. Kryediplomati shqiptar vlerësoi se "Kosova ka bërë progres shumë të madh që nga shpallja e pavarësisë, ashtu sikurse ka ende sfida të rëndësishme për të përballuar në drejtim të forcimit të shtetit, ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar". Në këtë kuadër, z. Meta shprehu mbështetjen për përpjekjet e institucioneve të Kosovës dhe të organizmave të BE-së që veprojnë në Kosovë për të realizuar reformat e nevojshme. "Për ne është shumë e rëndësishme që BE t'i ofrojë sa më shpejt Kosovës udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Bërja plotësisht funksionale e EULEKS-it edhe në veri të Mitrovicës, do të jetë një garanci më shumë për forcimin e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit edhe në këtë pjesë të Kosovës, duke krijuar kushte më të mira për të gjithë qytetarët atje", tha z. Meta. Duke nënvizuar rëndësinë e integrimit të gjithë komuniteteve, sidomos atij serb në shoqërinë dhe institucionet e Kosovës, z. Meta u shpreh se "zbatimi i strategjisë për veriun dhe krijimi i komunave të reja sipas planit Ahtisari do t'i krijojë më shumë hapësira komunitetit serb, që jeton atje për të realizuar të drejtat e tij". "Nënshkrimi sot në Graçanicë i marrëveshjes për lëvrimin e fondit të ndihmës prej 400 mijë euro, që qeveria shqiptare i ka akorduar kësaj komune, është një tjetër dëshmi e angazhimit tonë në mbështetje të procesit të decentralizimit dhe konsolidimit të komunave të reja të populluara kryesisht nga komunitetet në pakicë", tha z. Meta. Por kryediplomati shqiptar shprehu njëkohësisht shqetësimin dhe kundërshtimin për angazhimin e Serbisë për mbajtjen e zgjedhjeve të strukturave paralele në veri të Kosovës. "Këto struktura jo vetëm që kanë një karakter ilegjitim, por edhe nuk ndihmojnë në drejtimin e duhur për të ecur drejt një klime më bashkëpunuese dhe më pozitive, që na ndihmon të afrohemi më shumë me BE", tha z. Meta./n.m/
KOMENTE