Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministria E Brendshme: Përfshirja E Personave Me Precedente Kriminalë Në Manifestimet E Ps, Rrezik Serioz Për Rendin
English

Ministria E Brendshme: Përfshirja E Personave Me Precedente Kriminalë Në Manifestimet E Ps, Rrezik Serioz Për Rendin

TIRANE, 13 maj/ATSH/.- Ministria e Brendshme konsideron se përfshirja e personave me precedentë kriminalë në manifestimet në kundërshtim me ligjin, që ka zhvilluar Partia Socialiste në disa qarqe të vendit, përbën një rrezik serioz për rendin dhe sigurinë publike. Në një deklaratë të kësaj ministrie, të bërë publike pak më parë, theksohet se Ministria e Brendshme shpreh shqetësimin për cënimin e rendit dhe sigurisë dhe shkeljen flagrante të ligjit nga veprimet e strukturave të Partisë Socialiste në disa qarqe të vendit gjatë ditëve të fundit. "Grumbullimet dhe manifestimet e paligjshme dhe pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor, të dyja vepra penale të parashikuara në ligj, në disa raste janë shoqëruar edhe nga kundërshtime me dhunë të punonjësve të policisë", thuhet në këtë deklaratë. Sipas saj, Ministria e Brendshme disponon tashmë të dhëna të sakta se kundërshtimet me dhunë të punonjësve të policisë gjatë manifestimeve të paligjshme të Partisë Socialiste, janë kryer dhe nxitur nga persona të evidentuar me precedentë kriminalë. "Në radhët e personave të arrestuar, të ndaluar, të shoqëruar apo proceduar në gjendje të lirë, pas manifestimeve të paligjshme dhe pengimit të qarkullimit të mjeteve të transportit, të paktën 2 persona në Tiranë, 2 në Durrës, 4 në Shkodër, 4 në Gjirokastër dhe 2 persona në Berat figurojnë të evidentuar me precedentë kriminalë", theksohet në këtë deklaratë për shtyp. Është evident, thuhet më tej në këtë deklaratë, "edhe fakti se Partia Socialiste po angazhon në manifestimet e saj të paligjshme edhe punonjësit, policët bashkiakë dhe zyrtarët e administratës të njësive vendore që ajo qeveris". Ministria e Brendshme i bën thirrje Partisë Socialiste të distancohet nga personat me precedentë kriminalë të angazhuar në aksionet e saj politike, të mos keqpërdorë administratën vendore që ka nën kontroll, dhe më e rëndësishmja të heqë dorë nga veprimet dhe manifestimet që cënojnë rendin dhe ligjin. Ndërkohë, Ministria e Brendshme, duke i bërë thirrje Partisë Socialiste të ndalë kërcënimet ndaj drejtuesve të Policisë së Shtetit, "shpreh mbështetjen e plotë për punën dhe angazhimin e strukturave të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, të cilat në çdo rast kanë qëndruar në lartësinë e detyrës, duke mbrojtur ligjin e njëherësh duke respektuar maksimalisht të drejtat dhe liritë e qytetarëve"./s.s./
KOMENTE