Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Murinjo: Do të trajnoj Realin
English

Murinjo: Do të trajnoj Realin

Itali, 13 Maj NOA - Nuk dihet ende e ardhmja e teknikut portugez Hose Murinjo dhe kjo megjithëse shtypi spanjoll insiston se ai do të jetë në drejtim të Realit të Madridit që sezonin e ardhshëm

Në lidhje me këtë fakt vetë tekniku i skuadrës së Interit ka dhënë deklaratën e tij.

“Kam drejtuar një ekip të madh në Angli, jam në drejtim të një skuadre të tillë në Itali dhe gjithashtu pohoj se do të bëj të njëjtën gjë dhe në kampionatin spanjoll”, - këto kanë qenë fjalët e Murinjos në një intervistë të dhënë për mediat italiane.

Për momentin, siç ka theksuar vetë portugezi, ai është i përqendruar vetëm tek Inter dhe do të bëjë të pamundurën për të fituar, Ligën e Kampionëve dhe Seria A.

Për të ardhmen e tij dhe hipotezën, e cila flet për një kalim të tij në skuadrën e Realit, duhet të presim përfundimin e këtij sezoni .

r.b/NOA

KOMENTE