Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pavarësia E Kosovës Është E Rëndësishme Për Paqen Dhe Stabilitetin Në Ballkan
English

Pavarësia E Kosovës Është E Rëndësishme Për Paqen Dhe Stabilitetin Në Ballkan

-Deklaron Kryeministri Sali Berisha në takimin me Përfaqësuesin e BE-se dhe Shefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare ne Kosove, Piter Feith- TIRANE 13 Maj/ATSH-A.Gjonaj/- "Pavarësia e Kosovës ishte shumë e rëndësishme për paqen dhe stabilitetin ne Ballkan", deklaroi sot Kryeministri Sali Berisha. Në takimin e zhvilluar në Tiranë me Përfaqësuesin e BE-së dhe Shef i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Peter Feith, Kreu i qeverisë, Berisha u shpreh se "Kosova duhet të punojë në vazhdimësi, për njohjen e pavarësisë, edhe pse tashmë pavarësia është e pakthyeshme". Zyra e shtypit pranë Kryeministrisë bëri të ditur se palët ndanë të njëjtin mendim se, Kosova, me progresin e bërë e ka të hapur perspektivën drejt Bashkimit Evropian dhe integrimin e saj në strukturat euroatlantike. Kryeministri Berisha u shpreh se "zgjedhjet lokale treguan edhe njëherë funksionimin e institucioneve të Kosovës dhe stabilitetin e saj". Duke vlerësuar progresin e Kosovës në aspektin ekonomik, Kryeministri Berisha tha se "institucionet në Kosovë duhet të punojnë pareshtur për ta bërë vendin e tyre, sa më tërheqës për investitorët e huaj". Lidhur me këtë, Faith u shpreh se zyra civile Ndërkombëtare po punon në përkrahje të institucioneve kosovare për hartimin e politikave që e bëjnë Kosovën, një vend tërheqës për investime të huaja, veçanërisht në sektorin e turizmit Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Feith u shpreh i impresionuar për ndryshimet e bëra në Shqipëri, që nga vizita e tij e fundit, në vendin tonë. Feith vlerësoi kontributin e Kryeministrit Berisha në zhvillimin e vendit dhe u shpreh se është shumë i rëndësishëm fakti se Shqipëria ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol stabilizues në rajon. Ai vlerësoi projektet madhore të realizuara në vend, të cilat i konsideroi me impakt të rëndësishëm, jo vetëm në Shqipëri, por edhe ne rajon, si rruga Durrës -Kukës. Z. Feith u shpreh se nga dita në ditë, Kosova po zhvillohet, institucionet e saj po konsolidohen dhe se po punohet për njohjen e pavarësisë, për stabilitetin dhe progresin e vazhdueshëm te vendit. "Zyra Civile ndërkombëtare po punon ngushtësisht në përkrahje të institucioneve kosovare, në drejtimin të afrimit të Kosovës drejt BE-së", deklaroi Feith. Gjithashtu ai u shpreh Zyra ndërkombëtare civile është duke punuar për njohjen më të madhe të Kosovës, për pranimin e saj, në institucionet ndërkombëtare dhe konsolidimin si shtet i pavarur./n.m/
KOMENTE