Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Topi Dekreton Emërimin E 3 Anëtarëve Të Rinj Të Gjykatës Kushtetuese
English

Presidenti Topi Dekreton Emërimin E 3 Anëtarëve Të Rinj Të Gjykatës Kushtetuese

TIRANË, 13 Maj/ATSH/.- Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekretoi sot emërimin e tre anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Sipas zyrës së shtypit pranë Presidencës, në mbështetje të Kushtetutës, Kreu i Shtetit dekretoi emërimin e Altina Xhoxhaj, Bashkim Dedja dhe Vangjel Kosta, si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Në mbledhjen e grupit konsultativ për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarët e rinj në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë (3 maj 2010), Presidenti Topi deklaroi se zgjedhja e kandidatëve për vendet vakant do të bazohen në dy shtylla thelbësore: integritetin moral e integritetin profesional. Më 25 janar 2010, në përmbushje të detyrimit të tij kushtetues, Kreu i Shtetit bëri të ditur nisjen e procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të rinj për gjashtë vendet vakante në Gjykatë Kushtetuese dhe dy vende vakante në Gjykatën e Lartë. Deri më 15 shkurt, që ishte dhe afati i fundit i dorëzimit të aplikimeve nga kandidatët, numri i atyre që konkuruan për këto poste ishte rreth 50-60 individë. Në bazë të përcaktimeve kushtetuese dhe ligjore, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese emërohen nga radhët e juristëve me kualifikim të lartë dhe me përvojë pune jo me pak se 15 vjet në profesion, ndërsa gjyqtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga radhët e gjyqtarëve me vjetërsi pune jo më pak se 10 vjet ose nga radhët e juristëve të shquar, që e kanë ushtruar këtë profesion për jo më pak se 15 vjet. Presidenti i Republikës zgjodhi këtë procedurë, si dy vjet më parë për të përzgjedhur 8 gjyqtarët në dy gjykatat më të rëndësishme të vendit, pas rastit të vitit 2008 kur pesë kandidaturat e propozuara për vende vakante në Gjykatën e Lartë u rrëzuan në parlament me shumicë votash (16 qershor 2008). Maxhoranca në atë kohë u deklarua se Kreu i shtetit nuk ishte konsultuar më parë lidhur me kandidaturat që do t'i përcillte Kuvendit. /m.m//n.m/
KOMENTE